Kylie Jenner është shpallur nga Forbes miliarderja më e vogël në botë.

Dhe e ftuar në “The Ellen DeGeneres Show”, 22-vjeçarja tregoi se shpesh motrat dhe vëllai e ngacmojnë për faktin se është një miliardere.

“Sa herë që bisedojnë në grupe “Whatsapp-i” se ku do të shkojmë për pushime, të gjithë pyesin “Kylie, do t’i paguash ti?”-tha mongolja kozmetikës.

Ndërsa shtoi se thjesht bëjnë shaka me të.

“Por ata thjesht bëjnë shaka me mua. Të gjithë janë krenarë për mua, kjo është e sigurt,”-shtoi Kylie.

Jenner ka ndërtuar perandorinë e saj të kozmetikës në mars 2015 dhe në mars të këtij viti, Forbes e deklaroi zyrtarisht miliardere. Kylie vlerësohet se krijoi vetë gjithë pasurinë e saj.

Share.