Bajrush Xhemajli, i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, me rastin e shënimit të 23-vjetorit të kësaj masakre, bashkë me shumë të burgosur me të cilët mbijetuan nga kjo plojë e shtetit serb, bënë homazhe tek monumenti në vendin e masakrës.

 

Xhemajli ka theksuar se askush nuk dha përgjegjësi për makabren që ndodhi në këtë vend, edhe pse është ngritur padi me fakte të pakontestuara./TV Malisheva

Postimi i plotë:

Sot, në 23 vjetorin e masakrës së Dubravës, bashkë me shumë të burgosur me të cilët mbijetuam nga kjo plojë e shtetit kriminal serbë, bëmë homazhe tek monumenti në vendin e masakrës, ndër të cilët ishte edhe Abdylxhemil Alimani, nga Bogovia e Tetovës, të cilit, në njërën nga pesë ditët e kësaj masakre, në një moment, derisa ishte fshehur në një pusetë bashkë me disa të tjerë, njëri nga kriminelët e armatosur, e hapi pusetën ua hodhi bombën dhe ia mbylli me kapak pusetën; eksplodimi i bombës brenda në pusetë e plagosi rëndë edhe Abdylxhemilin në tre vende, por ja që nuk ishte thënë të vdiste dhe edhe sot është gjallë!
Te ky monument i ngritur, në nderim të të burgosurve shqiptarë, janë të skalitur emrat e 117 të vrarëve, 300 të plagosurve e mbi 537 të mbijetuarve në masakrën e cila zgjati për pesë ditë me radhë nga 19-24 maj të vitit 1999, ku makineria vrastare serbe me ushtri, polici e gardian, nën urdhërat e kreut të shtetit serb, në mënyrë të organizuar e të planifikur kryen këtë akt gjenocidal në mënyrën më makabre!
Deri sot askush nuk dha përgjegjësi për këtë llahtar që ka ndodhur këtu, edhe pse është ngritur padi me fakte të pakontestuara!
Lavdi të rënëve!

Share.