Telekomi i Kosovës ka arritur t’i rikthejë shërbimet pas ballafaqimit me sulme kibernetike.

Në një njoftim thuhet se përkundër që sulmet kibernetike kanë vazhduar, kanë arritur t’i rikthejnë shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse.

Sulmi kibernetik ndaj Telekomit ka nisur nga ora 08:00 e mëngjesit, ndërsa ekipet i kanë identifikuar IP-të që po sulmohen dhe se po merren me parandalimin përfundimtar të sulmit.

 

Share.