Sot do të jetë dita e fundit që do të kemi ndeshje në Premier Ligën angleze, ku xhiro e 38 ndër të tjera do ta vendosë edhe kampionin e këtij sezoni.

Në garë për titull kokë më kokë do të luftojnë Manchester City dhe Liverpooli, ku të dy skuadrat i ndanë vetëm një pikë në tabelë.

Trajneri i Cityt, Guardiola, në njërën nga intervistat e fundit të tij tha se Liverpooli ka përkrahjen e të gjithë Anglisë.

Por, kjo gjë duket të jetë e pavërtetë, pasi që raportohet se tifozët e Manchester United nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë ta shohin rivalin e përbetuar, Liverpoolin ta ngritë titullin e Premier Ligës.

Tifozët e “Djajve të Kuq” spekulohet se kanë treguar përkrahje drejt rivalit të qytetit, Cityt, ku me të dëgjuar këtë gjë, Guardiola, u shpreh tejet i kënaqur, por bëri një kërkesë të çuditshme drejt tyre.

“Mirë se vini tifozë të Manchester United. Mirë se vini. Nëse ata dëshirojnë të na bashkohen neve në rrugë, mirë. Por ata duhet ta bëjnë atë gjë duke e veshur fanellën e kaltër”, tha Guardiola.

Titulli i Premier Ligës do të vendoset sot, ku Manchester City gjendet në vendin e parë në kuotën e 90 pikëve, krahas Liverpoolit që zë vendin e dytë me 89 pikë.

/TV Malisheva

 

Share.