Futbolli italian rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku Juventusi pret Milanin në ‘Allianz Stadium’.
Në këtë fillim ndeshjet do të luhen pa tifozë, por derisa shifrat pandemisë vazhdojnë të lehtësohen dhe Italia kalon në fazën e tretë, shpresohet që tifozët të lejohen përsëri në stadiume me distancim shoqëror.
“Unë mendoj se, duke studiuar metodën dhe formën, kjo është një mundësi në korrik”, ka deklaruar Sandra Zampa.
“E gjitha varet nga distanca sociale dhe kontrolli i temperaturës. Unë thjesht do të them se, siç e dimë të gjithë, nga qershori do të kemi rihapjen e teatrove dhe kinemave, duke mbajtur distancën”.
“Ne kemi nevojë që tifozët të marrin përsipër përgjegjësinë dhe klubet të vërtetojnë se udhëzimet për distancim shoqëror po respektohen në stadiume”.