Çështja e kampionit në Superligën e Shqipërisë ende mbetet e paqartë, ndërsa kishte befasi dhe rezultate tejet interesante në ndeshjet e sotme.
Dy skuadrat nga kryeqyteti shqiptar po e vazhdojnë kokë më kokë garën për titull, ku Tirana barazoi me Bylisin ndërsa Partizani e mposhti me lehtësi Kastriotin.
Tirana ishte duke fituar deri në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Bylisit, por që në fund u dorëzua dhe barazoi 2:2. Ky barazim e rrëzoi kampionin aktual nga pozita e liderit të tabelës.
Në anën tjetër, Partizani shënoi fitore 4:1 si mysafirë ndaj Kastriotit, fitore kjo e cila e ngjiti në pozitën e parë në Superligën e Shqipërisë.
Fitore sot regjistroi edhe skuadra e Teutës, e cila e mposhti 1:0 Egnatian dhe ngjitet në pozitën e katërt, pozitë kjo e cila dërgon në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.
Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Kastrioti 1:4 Partizani
KF Tirana 2:2 Bylisi
Kukësi 0:0 Erzeni
Teuta 1:0 Egnatia
Vllaznia 1:1 Laçi
/TV Malisheva