Mediat kanë shfaqur imazhin e një babai të ulur pranë trupit të djalit të tij 11-vjeçar, i cili u vra në një sulm ushtarak rus në qytetin ukrainas Chaplyne, i cili ndodhet në rajonin Dnipro të Ukrainës lindore.

Sulmi vdekjeprurës në rajon dje vrau 25 civilë dhe i vuri flakën një treni pasagjerësh, thanë zyrtarët në Kiev.

Ukraina ishte përgatitur për sulme të rënda në mbarë vendin ditën e djeshme kur shënoi shpalljen e saj të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në 1991.

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi në tren ka shkuar në 25, përfshirë këtu dy fëmijë.

Ndërkaq numri i të plagosurve është mbi 30, që e bën një prej sulmeve më të rënda të ushtrisë ruse të realizuar javëve të fundit.

Madje sipas ekspertëve të sigurisë, kjo luftë nuk po jep indikacione se do të marrë fund së shpejti.

/TV Malisheva

Share.