Komuna e Prishtinës sot është shpallur zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me korona virus.

Mbrëmë janë konfirmuar edhe njëzet raste të reja me Covid-19 në këtë komunë.

Lagjet Mati 1 (Rruga “Ndue Perlleshi”), Tophane (rruga “Lidhja e Prizrenit”) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës janë shpallur vatra të përhapjes së virusit.

Ndërsa, masat policore janë shtuar lagjen Mati 1. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi janë në mbikëqyrje 24 orëshe nga policia.

Siç mëson KosovaPress në rrugën “Ndue Perlleshi”, në një kompleks banesor janë të infektuar tetë persona, familjarë të 56 vjeçarit i cili vdiç ditë më parë, e që i njëjti ishte i infektuar me koronavirus.

Familjarë të tyre jetojnë në Veternik, dhe në po atë zonë dyshohet se ka të infektuar, e që është zonë nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë

Share.