Trofeu origjinal i Kupës së Botës, të cilën e kanë ngritur vetëm kampionët, po vjen për herë të parë në Kosovë.

Me këtë rast në Kosovë do të zbarkojë edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva.

Ngjarja e planifikuar pritet të mbahet më 20 maj, në hotel “Emerald” në Prishtinë.

Të gjithë pasionantët e futbollit që kanë ëndërruar të shohin këtë trofe, do të kenë mundësinë unike ta shohin atë në realitet.

E gjithë çfarë duhet të bëni është të aplikoni në këtë link.

/TV Malisheva

Share.