Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur një fitore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve direkte në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore”, shkroi ai në Twitter.

Trump falënderoi këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell.

Share.