Ukraina sot shënon 31-vjetorin e pavarësisë, derisa këtë ditë bëhen edhe gjashtë muaj që kur nisi lufta në këtë vend.

Me rastin e shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, do të mbajnë një aksion simbolik.

Luftën që Rusia e nisi në Ukrainë, e kanë dënuar shumica e vendeve të botës, duke vendosur sanksione ndaj këtij shteti. Kjo luftë deri tani ka lënë mbi 5 mijë e 237 civilë dhe nëntë mijë ushtarë ukrainas të vrarë, derisa Rusia thuhet se ka mbi 45 mijë ushtarë të vrarë.

Po këtë ditë bëhen gjashtë muaj prej kur Rusia ka nisur sulmin ndaj Ukrainës. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale po rriten.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka thënë banorëve që të jenë vigjilentë teksa festojnë, pasi përvjetori i pavarësisë përkon me gjashtëmujorin e nisjes së luftës. Zelensky ka thënë se Ukraina do të marrë edhe kontrollin e Gadishullit të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Rusia më 2014.

Uashingtoni po ashtu ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë këtë përvjetor për të nisur sulme më të mëdha./TV Malisheva

Share.