Nëpërmjet jetës së saj në manastir, motra Linda ia kushtoi shpirtin Zotit dhe rrugës së hyjnisë, por duke mos lënë pas dore një tjetër pasion të saj, tokësor, duke fituar pikë nga goditjet në kokën dhe trupin e kundërshtarit

Me vetëm 1.49 metra, murgesha e vogël di si të mbrohet. “Nëse mund të vrapoj, nuk jam e detyruar që të bart revole për t’u mbrojtur”.

Motra Linda Sim, edhe pse është shtatshkurtër thotë: “unë jam arma”.

Edhe pse ajo iu bashkua Misionarëve Françeskanë të Nënës Hyjnore 43 vjet më parë, ajo vazhdon të praktikojë artin e saj në një nivel mbresëlënës, transmeton Telegrafi.

Një kombinim i taekwondo-së dhe shërbimit ndaj Zotit

Tani mund të pyesni a ka konflikte midis marrjes me shkathtësinë luftarake dhe përkushtimit të jetës së saj Zotit si motër religjioze.

Mirëpo, motra Linda thotë që për të “Poomsae (sekuenca e lëvizjeve në tekvoondo është “paqja më e vlefshme se fitoret”.

Shiriti i zi për motrën e nderit

Nga prilli i vitit 2022 është bartëse e shiritit të zi 5 dan; ka arritur të përdorë shkathtësitë e veta që të bëhet singaporasja e parë që ka fituar medaljen e artë në Kampionatin botëror në tekvoondo dhe pamsaeu, të cilat janë mbajtur në Korenë e Jugut.

– Pasi pashë femrat me flokë gri që garonin, mendova se doja të stërvitesha

Ndryshe nga shumë arte të tjera marciale, ky sport mbrojtës kërkon që sportisti të luftojë një kundërshtar imagjinar. Ajo mundi gjashtë konkurrente të tjera në kategorinë e saj të moshës për t’u bërë kampione e botës mbi 65 vjeç.

Pas fitimit të titullit mbresëlënës, Motra Linda ndau përshtypjet e saj: “U ndjeva në krye të botës ndërsa arrita një moment historik të rëndësishëm në karrierën time në Taekwondo. Jam ndjerë shumë mirë sepse kjo është hera e parë që Singapori fiton një medalje të artë dhe jam ndjerë shumë mirënjohës ndaj Zotit”.

Një motër plot aksion

Motra Linda duket se është tërhequr gjithmonë nga veprimi. Si fëmijë, ajo donte të bëhej police ose ushtare. Ajo u dëshpërua kur zbuloi se gratë ishin më të përfshira në punë si zyrtare. Kështu e reja kaloi nga ndjekja e një ëndrre për të shpëtuar jetë në shpëtimin e jetëve shpirtërore.

Pavarësisht nga shqetësimet e nënës së saj, ajo u ndje e thirrur për t’i shërbyer Zotit. Nëna e saj besonte se ajo do të humbiste vajzën e saj dhe asaj iu deshën më shumë se 10 vjet për të pranuar vendimin. Por siç shpjegoi motra sportiste: “Shkova në të gjitha festat dhe luaja të gjitha sportet, por brenda meje kishte një boshllëk”. E ndjeja vazhdimisht atë emocion që më thërriste Zoti dhe gjeta paqen vetëm pasi u bashkova me motrat”.

Pasionin e saj për sportin, ajo e filloi ta merrte më seriozisht 15 vite më parë kur punonte me fëmijët që vuanin nga kanceri.

Në fakt, Fondacioni Singapore Taekwondo i ka mësuar me taekwondo për fëmijët që luftojnë kancerin në Spitalin Assisi. E njëjta motër u trajnua nga fondacioni për të ndihmuar në mësimdhënie. Ajo e kuptoi se nuk ishte shumë e vjetër për ta çuar sportin në nivelin tjetër, kështu që përfundoi duke konkurruar në Korenë e Jugut.

“Pasi pashë femrat me flokë gri që garonin, mendova se dua të stërvitem për të përfaqësuar shtetin tim, sepse jam shumë krenare që jam singaporiane”.

Kampiones botërore në fakt iu desh të stërvitej tri herë në javë para garës së saj të fundit, dhe megjithëse ka disa dhimbje, ajo këmbëngul se “mosha nuk është problem për mua”. /TV Malisheva

Share.