Një nga kandidatët kryesorë për ‘Topin e Artë’, Virgil van Dijk, për të disatën herë, ka shprehur mendimin se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë.

Gara për çmimin ‘Topi i Artë’ do të jetë jashtëzakonisht interesante këtë vit, me Leo Messi dhe Van Dijk si dy kandidatët kryesorë.

Por, edhe pse argjentinasi është konkurrenti kryesorë i mbrojtësit të Liverpool, ky i fundit nuk ka hezituar që në disa raste tashmë ta quajë rivalin e tij si më të mirin në botë.

Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe pas finales së Ligës së Kampionëve, kur Van Dijk thoshte: “Ai e meriton ‘Topin e Artë’, nuk ka rëndësi nëse ai nuk është në finale të Ligës së Kampionëve”, përcjell lajmi.net.

Sikur kjo të mos mjaftonte, holandezi është kujdesur që të njëjtën gjë ta përsërisë edhe në fazën parasezonale.

“Nëse jo më i miri, Messi është një nga më të mirët në botë” ishin fjalët e anëtarit të Liverpool.

Është interesante kur edhe rivali kryesorë për ‘Topin e Artë’, mendon se Messi është numri 1 në botë.

Share.