Komisioni për Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit të Komunës së Malishevës, edhe sot e ka vazhduar punën e tij dhe brenda pak kohe pritet që draft i ri i statutit të komunës të dalë në diskutim publik, e më pas të miratohet në kuvend dhe Malisheva të ketë statutin e ri.

Ky komision, është i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës dhe janë duke u angazhuar maksimalisht që të hartohet drafti i ri statutit të komunës, si akti më lartë juridik që miratohet nga Kuvendi i Komunës dhe i cili rregullon organizimin e brendshëm të Komunës.

/TV Malisheva

Share.