Pep Guardiola tregoi këtë javë se Mikel Arteta nuk i festonte golat e Manchester Cityt kundër Arsenalit, dhe tani ka një video si provë për ta dëshmuar këtë gjë.

Arteta kaloi më shumë se tre vite si asistent i Guardiolas te City, përgjatë viteve 2016-2019, me klubin që fitoi dy tituj të Premier Ligës gjatë kohës së dyshes së bashku.

Spanjolli gjithashtu bëri 150 paraqitje në të gjitha garat nga viti 2011 deri në vitin 2016, dhe ishte kapiten i “Topçinjve” gjatë kohës së tij në stadiumin “Emirates”, para se të bëhej trajner në dhjetor të vitit 2019.

City dhe Arsenali takohen për herë të parë këtë sezon në FA Cup sonte dhe përpara ndeshjes, Guardiola tha se ai gjithmonë e dinte se Arteta ishte i pasionuar pas ish-klubit të tij dhe shpjegoi se si ai nuk festonte kur City shënonte kundër “Topçinjve”.

Dhe tifozët kanë arritur të gjejnë një video nga lojëra të shumta që e konfirmojnë këtë të vërtetë.

Videon e gjeni më poshtë.

(20) Captain Victor on Twitter: “Pep was right on Arteta not celebrating citys goals against Arsenal https://t.co/WA3DstvtLx” / Twitter

/TV Malisheva

Share.