Adele ka konfirmuar se shfaqjet e saja “Weekends with Adele” në Las Vegas do të fillojë në mesin e nëntorit dhe do të zgjasë deri në mars të vitit të ardhshëm.

Ylli 34-vjeçar i muzikës ka konfirmuar se do të performojë shfaqjen e saj në The Colosseum në Caesars Palace nga 18 nëntori deri më 25 mars 2023.

Adele kishte planifikuar të fillonte me shfaqjen në janar të këtij viti, por anuloi planet në minutën e fundit për shkak të COVID-19.

Përveç 24 datave të riplanifikuara, janë shtuar edhe tetë shfaqje të tjera.

“Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa e gëzuar jam që më në fund mund t’i shpall këto shfaqje të riplanifikuara. Unë me të vërtetë u lëndova që më duhej t’i anuloja ato. Por, pas asaj që duket si një përjetësi e gjetjes së logjistikës për shfaqjen që dua vërtet të jap dhe duke e ditur se mund të ndodhë, jam më e emocionuar se kurrë”, ka thënë autorja e hitit “Easy on Me” në një mesazh në ueb sajtin e saj.

“E di që për disa prej jush ishte një vendim i tmerrshëm dhe më vjen keq për këtë, por ju premtoj se ishte i duhuri. Të jem me ju në një hapësirë kaq intime çdo javë ka qenë ajo që unë e kam pritur me padurim dhe do t’ju jap më të mirën absolute”.

Së fundi u raportua se Adele ishte motivuar të “shtynte përpara” me ri-programimin e shfaqjes kur ajo u kthye në skenë për dy koncerte në Hyde Park në Londër në fillim të këtij muaji.

“Adele i pëlqente të performonte në Londër dhe kjo i dha asaj shtytjen për të vazhduar me shfaqjen në Las Vegas. Një njoftim do të vijë në javët e ardhshme. Menaxhmenti ka kërkuar për një festë për të promovuar kthimin e saj,” tha një burim.

 

Share.