Kampioni i Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Me fillim nga ora 20:00, Ylli do të përballet me skuadrën gjermane, Brose Bamberg në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, raporton KosovaPress.

Deri tani Ylli ka regjistruar një fitore dhe katër humbje, ku fitorja e vetme erdhi pikërisht ndaj kundërshtarit të sotëm, respektivisht kundër Bamberg me shifrat 81:78.

FIBA Europe Cup

20:00 Ylli – Brose Bamberg (Palestra Sezai Surroi-Prizren). /TV Malisheva

Share.