Që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, Rusia ka lëshuar rreth 4 700 raketa në objektiva në vendin fqinj, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Qindra qytete janë djegur praktikisht, mijëra banorë janë vrarë, qindra mijëra janë deportuar në Rusi“, tha Zelensky dje në mbrëmje në një videomesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Vendeve Frëngjishtfolëse (OIF), përfaqësuesit e së cilës u takuan në Djerba, Tunizi.

“Miliona banorë janë larguar nga Ukraina për të kërkuar strehim nga lufta, në vende të tjera”, shtoi ai.

“Vetëm të martën e kaluar, Rusia lëshoi rreth 100 raketa në Ukrainë. Njëqind raketa të ndryshme kundër qyteteve tona, kundër ndërtesave të banimit, kundër bizneseve, kundër centraleve”, tha Zelensky.

“Si rezultat i këtyre sulmeve, mbi 20 milionë banorë mbetën përkohësisht pa energji elektrike”, tha ai.

Zelensky u kërkoi ndihmë shteteve anëtare të vendeve frëngjishtfolëse.

“Ukraina, me të vërtetë dëshiron paqen por, për të rivendosur paqen, ne kemi nevojë për mbështetje. Një kthim në paqe është i mundshëm. Por, të gjithë duhet të kuptojnë se askush në botë nuk meriton qoftë edhe një ditë të vetme terrori”, tha Zelensky. /DPA/

Share.