Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin Izyum në Kharkiv të cilin ushtria ukrainase e çliroi nga forcat ruse, raporton AA.

Forcat ukrainase morën masa intensive të sigurisë në qytet para vizitës së Zelenskyy-t. Pas mbërritjes së tij në qytet, Zelenskyy mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ukrainas para ndërtesës së Këshillit të qytetit Izyum.

Të pranishmit mbajtën qëndrim nderi për personat që kanë humbur jetën në luftën me Rusinë dhe nën shoqërimin e himnit kombëtar ngritën flamurin ukrainas.

Pas ceremonisë Zelenskyy iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe u dërgoi mesazh banorëve të Krimesë që Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme në vitin 2014.

“Banorët e Krimesë prej 8 vitesh përjetojnë një tragjedi të madhe. Mesazhi im (për banorët e Krimesë) është se, do të vijmë. Për ne nuk kanë rëndësi propagandat që bëhen prej 8 vitesh në televizionet ruse. Ne e dimë se e vërteta është në anën tonë. Kjo do të thotë se do të vijmë (në Krime). Nuk e di se kur, askush nuk e di por kemi plane dhe do të vijmë. Sepse atje është toka jonë dhe ata atje janë njerëzit tanë. Për këtë arsye do të vijmë”, tha presidenti ukrainas.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Në pyetjen e gazetarit të AA-së se çfarë ka ndier kur ka ardhur në Izyum, Zelenskyy u përgjigj:

“Kam qenë këtu para se të bëhesha president. E njoh shumë mirë këtë zonë. Këtu nuk ka surprizë dhe për mua nuk është tronditje. Pamja këtu është tronditëse, por për mua nuk është. Sepse të njëjtën pamje kemi filluar ta shohim në Bucha, një prej vendeve të para që u pushtua. Edhe këtu është njëjtë. Ndërtesa të shkatërruara, njerëz të vrarë. Çfarë mund të them, kjo e vërtetë është një pjesë e historisë tonë dhe kombit të sotëm modern rus. Ata e kanë bërë. Vetëm ata”.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Më pas Zelenskyy doli në një fotografi kujtimi me ushtarët dhe banorët e Izyumit.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, kreu i Zyrës Presidenciale Shtetërore, Andrii Yermak​​​​​​​, guvernatori i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit, Oleh Synyehubov.

/TV Malisheva

Share.