Jesus Vallejo është larguar nga Real Madrid për t’iu bashkuar Wolves në Premierligë.

Mbrojtësi i talentuar Jesus Vallejo, sezonin e ri do ta kalojë në Premierligë.

Skuadra e Real Madridit ka konfirmuar huazimin e Vallejos.

“Real Madrid dhe Wolves kanë rënë dakord për transferimin e Jesus Vallejos për sezonin e ardhshëm, deri më 30 qershor”, thuhet në komunikatën e Realit, përcjell lajmi.net.

22 vjeçari Vallejo, është pjesë e Realit që nga viti 2015, teksa ishte huazuar dy herë, te skuadra e Zaragozas dhe Eintracht Frankfurtit

Share.