Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi ata pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht nënën e vet duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë mbajtur për gjashtë orë në stacion policor dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt. /TV Malisheva