Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Berisha, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën ish-kryeparlamentarin Kolë Berisha, i cili sot ndërroi jetë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ai dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite.

“Në kohën kur organizimi jonë për çlirim merrte formë, ai angazhohet në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive dhe në themelimin e institucioneve paralele në Kosovën e okupuar. Pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në shtetndërtim, ku mes tjerash kryesoi Kuvendin e Kosovës. Ngushëlloj me këtë rast familjen Berisha, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar ai. /TV Malisheva

Share.