Siç e kishte thënë në një deklaratë për media, sulmuesi nga Shqipëria, Armando Broja po tregon vetën me ekipin e Vitesses.

“Kam shumë respekt për lojtarët si Sadiku, Cikalleshi e Balaj, por unë jam një sulmues tjetër. I kam ndjekur gjithmonë ndeshjet e tyre dhe më kanë pëlqyer, por stili i lojës që kam unë është më i mirë. Jam një lojtar më i shpejtë, i aftë të dribloj deri në mbrojtje dhe ta fus topin pas mbrojtësve,” kishte thënë Broja për një deklaratë për media gjatë grumbullimit të Kombëtares së Shqipërisë.

Sot ai tregoi që ato fjalë ishin me të vërtetë, pasi që e ka ndihmuar skuadrën e tij Vitesse të arrijë fitore ndaj ekipit të Den Haag me dy golat e tij.

Ai fillimisht doli në skenë për Vitessen në minutën 32 duke shënuar një gol të bukur nga rikthimi i topit nga portieri kundërshtar, për të vazhduar me golin e dytë në minutën 71 ku bëri disa lëvizje të bukura që lanë pas lojtarët në vijën e mbrojtjes së Den Haag.

Broja ishte lojtari i ndeshjes për Vitessen, të cilës ia siguroi tre pikët që i nevojiteshin për pozitën e dytë në tabelë, kështu duke e ndjekur kampionin aktual Ajaxin me të cilin ndajnë pikët e barabarta.

Lojtari shqiptar është në huazim te Vitesse nga ekipi i Chelseat, ku këta të fundit thuhet se e kanë dërguar lojtarin te skuadra holandeze që të ketë minuta më shumë në fushën e lojës, dhe ndoshta një ditë do ta ketë fatin të luajë si sulmues kryesor i “Bluve” në Premier Ligë.

https://twitter.com/mchawmar_1/status/1317827833390157824?s=09&fbclid=IwAR14NEvWMVIO4YNQYAKYsRDIWLR-DKhhfmsC8z-zoVyjxKtE2RDuJYfwjDE

https://twitter.com/mchawmar_1/status/1317829870781648896?s=09&fbclid=IwAR1RWBOM0FI8pI39cja2RWGVj9sD_cRLAme4PuHZmOoE58jO_QkA2Uxu4DE

Share.