Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, erdhi në krye të klubit londinez si një zgjidhje më e mirë për klubin pas dështimeve të trajnerit Unai Emery.

Megjithëatë, deri në tani, statistikat e shpalosura pas një krahasimi ndërmjet të dy trajnerëve sa i përket efikasitetit të treguar nga 26 ndeshje të zhvilluara, shihet se Unai Emery ishte më i mirë dhe kishte rezultate më pozitive në krahasim me Artetan.

Pas 26 ndeshjeve në krye të Arsenali, Arteta ka 12 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje, kurse Unai Emry në po të njëjtat ndeshje kishe arritur 15 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. /TV Malisheva

Share.