Barcelona është duke u përgatitur për të bërë një lëvizje për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, pasi të përfundoj kontrata e tij në verën e ardhshme.

Francezi ka qenë pjesë e spekulimeve të shumta rreth një largimi të mundshëm nga “Old Trafford” pavarësisht besimit të plotë nga trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer.

Fituesi i Kupës së Botës është i hapur drejt një kalimi të mundshëm në “Camp Nou” edhe pse para ca ditësh kishte thënë për media se ëndërron që një ditë të luaj për Real Madridin, raporton “Mundo Deportivo”.

Pogba këtë edicion është paraqitur katër herë për ekipin e Manchesterit duke shënuar vetëm një gol. /TV Malisheva

Share.