Everton – Liverpool, ndeshja e zjarrtë mbyllet me rezultat të papritur

Ka përfunduar pa fitues ballafaqimi i zjarrtë ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit i zhvilluar të shtunën nga ora 13:30.

Pesë gola të shënuar, një karton i kuq dhe një duel spektakolar u zhvillua në “Gudisson Park”.

Pas vetëm dy minutave lojë, mysafirët kaluan në avantazh me golin e Sadio Mane, por vendasit parëzuan në minutën e 20 përmes Keane dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Mohamed Salah realizoi për 1-2, para se Dominic Calvert-Leëin t’i barazonte shifrat në minutën e 81′.

Në minuta e fundit, Evertoni luajti me një lojtar më pak pasi Richarlison u ndëshkua me karton të kuq. /TV Malisheva

Share.