Ndeshja hapëse mes Evertonit dhe Liverpoolit në Premier Ligë në kuadër të xhiros së pestë, është të shtunën me fillim nga ora 13:30.

Po në atë ditë, Everton do shënoj 10 vjetorin që nga fitorja e fundit që e kishte ndaj rivalëve të Liverpoolit.

Një fitore e mundshme e Evertonit të shtunën në “Merseyside derby” në përvjetorin e dhjetë që nga fitorja e fundit ndaj Liverpoolit, me këtë ekip, me këtë formë në të cilën po kalojnë, do të ishte një mënyrë tejet e bukur për “Toffees” që ta mbyllin një dekadë me shumë probleme dhe ta hapin një kapitull të ri dhe në qoftë se jo të barabartë për nga kualiteti, të paktën ta rivalizojnë Liverpoolin për titullin e Premier Ligës.

Këto janë “ditët e para” të projektit të madh të teknikut Carlo Ancelotti, ku edhe është vërejtur menjëherë loja e bukur që është duke e aplikuar, e përcjellur me katër fitore të një pas njëshme, duke qëndruar në vendin e parë në tabelë pas katër xhirosh.

Liverpooli kthehen në Premier Ligë pas një humbje të tmerrshme nga Aston Villa 7:2 në “Villa Park” ku qëndrojnë në pozitën e pestë, dhe kërkojnë ta gjejnë vetën me një fitore të mundshme ndaj rivalëve të Evertonit. /TV Malisheva

Share.