Trajneri i Manchester City Pep Guardiola dhe mesfushori Ilkay Gundogan kanë fituar çmimet e lojtarit dhe trajnerit të muajit janar, raporton faqja zyrtare e Manchester Cityt.

Gundogan ka arritur të regjistrojë pesë gola në gjashtë fitoret e Manchester City-t në Premier Ligë, duke e merituar kështu çmimin e lojtarit të muajit janar.

Në anën tjetër, për Pep Guardiolan, ky është çmimin i tij i tetë si trajneri më i mirë i muajit, dhe i pari nga prilli 2019. /TV Malisheva

Share.