Piloti i Formula-1, Luis Hamilton, sot ka fituar edhe titullin e shtatë në nivel botëror dhe është barazuar kështu me pilotin legjendar Michael Schumacher, përcjell KosovaPress.
“Gjithë jetën ia kam kushtuar realizimit të kësaj ëndrre, por nuk ia kam treguar askujt. Edhe mua personalisht më duket një ëndërr përtej ëndrre.”, u shpreh Hamilton.
“Është e vështirë t’i fitosh 2 ose 3 tituj, por kur bëhen shtatë duket shumë e paimagjinueshme. Kam shumë emocione, por dua ta falënderoj familjen time. Ëndrrat realizohen, por vetëm duhet të punoni.”, tha në fund Hamilton