Ndeshja më interesante e ditës së sotme në Ligën e Kampionëve është ajo mes Juventusit dhe Barcelonës.

Të dy ekipet hyjnë në këtë përballje në një formë jo shumë të mirë, ku Juventus në gjashtë xhirot e fundit në të gjitha garat ka vetëm tre fitore dhe tre barazime, ndërsa Barcelona në të gjitha garat në gjashtë ndeshje sa i ka zhvilluar ka tri fitore një barazim dhe dy humbje.

COVID-19 ka parandaluar një përballje mes Ronaldos dhe Messit ku portugezi mbrëmë ka kthyer testin e tij tek ekipi mjekësor me rezultat pozitiv, kështu duke e pamundësuar që të jetë i gatshëm për trajnerin Andrea Pirlo.

“Zonja e Vjetër” do të përballet me shumë mungesa, ku Giorgio Chiellini u pa duke çaluar në ndeshjen e fundit kështu vazhdon të jetë në dyshim për sot, Matthijs de Ligt është ende duke u rikuperuar nga lëndimi në shpatull dhe së fundmi i bashkohet listës Alex Sandro me probleme në këmbë. Pirlo do të hyjë në këtë ndeshje me këto mungesa ku priten shumë rotacione në formacionin bazë.

Ndërkaq, Barcelona do të jetë pa Gerrard Piquen, i ndëshkuar javën e kaluar me karton të kuq në fitoren 5:1 ndaj Ferencvarosit. Ter Stegen do të vazhdojë të mungojë pas dëmtimit në gju duke liruar vendin për portierin e dytë Neto, përderisa Coutinho nuk do të paraqitet për shkak të një lëndimit në muskul dhe mungesa shumë e gjatë e Barcelonës mbrojtësi Umtiti, i cili ende nuk ka bërë paraqitje këtë edicion.

Formacionet e mundshme të dy ekipeve janë këto:

Juventus (3-4-3): Szczesny; Demiral, Bonucci, Danilo; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Cuadrado; Ramsey; Dybala, Morata

Barcelona (4-2-3-1): Neto; Dest, Araujo, Lenglet, Alba; Pjanic, De Jong; Dembele, Messi, Fati; Griezmann

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Stadium” me fillim nga ora 21:00.

Share.