Në përkujtim të artistes Violeta Rexhepagiq e cila ndërroi jetë dje, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur fotografinë e saj para objektit të ministrisë dhe aty sot do të dëgjohen 39 këngët e saj.

Ministrja Vlora Dumoshi ka thënë se për shkak të pandemisë, nuk po mund t’i japin asaj një përcjellje dinjitoze, andaj kanë vendosur që homazhin ceremonial ta bëjnë në këtë mënyrë, me lule në sheshin e Prishtinës prej ku do të dëgjohet zëri i këngëtares kosovare.

Dumoshi tha se Violeta Rexhepagiq ka thënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së saj, si kompozitore, këngëtare e gazetare.

Dumoshi: Violeta Rexhepagiq na ka mësuar të thejmë tabu

“Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me mënyrën e saj e cila thjeshtë në Prishtinë nuk është njohur si një vajzë e za konshme por e jashtëzakonshme me zërin e saj, me dukjen e saj, gjithmonë na ka dhënë mesazh, vajzave të reja, grave të reja, që duhet t’i thejmë të gjitha tabutë dhe të depërtojmë si gra, si femra. Andaj Ministria e Kulturës, kemi menduar sado në këtë formë simbolike ta kujtojmë veprën e saj e cikla përjetësisht do të mbetët një emër për artin dhe kulturën e Kosovës por edhe më gjerë” tha ajo.

Ajo ka shprehur ngushëllime për familjarët dje gjithë komunitetin artistik në Kosovë.

Dumoshi: Sot këndohen 39 këngët e Violeta Rexhepagiq

“Kështu që sot kemi vendosur fotografinë e saj me disa lule dhe 39 këngët e saj sot do të këndohen këtu para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ketë rast i ngushëlloi të gjithë artistët, të gjithë kolegët e saj por në veçanti familjen e cila humbi motrën, dhe kjo është shumë e dhimbshme dhe ne do të ju rrimë pranë në forma të ndryshme që sado pak t’i ngushëllojmë në këtë kohë pandemie, meqë nuk ka ndonjë mundësi tjetër që përcjellja e saj të jetë më dinjitoze”, shtoi Dumoshi.

Violeta Rexhepagiq ka ndërruar jetë dje në Prishtinë.

Ajo ishte gazetare në Radio Televizionin e Kosovës.

Ishte e angazhuar edhe në Radio Televizionin e Prishtinës ku punoi deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat serbe.

Pas okupimit të RTP-së ajo pranoi ftesën si reportere lufte pranë disa agjencive dhe televizioneve të huaja si “News Network”, “WTN” e “Sky NEWS”.

Violeta Rexhepagiq për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy here Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”./Tv Malisheva

Share.