Lionel Messi padyshim se është lojtari i cili merr vëmendjen për çdo fjalë që e flet, por edhe për çdo veprim që e bën, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

Karriera e tij e bujshme në futboll ka bërë që klubet më të mëdha të provojnë t’i sigurojnë shërbimet e tij duke e rrëmbyer nga Barcelona, por deri më tani askush nuk ia ka arritur ta bëjë këtë dhe lojtari i ka qëndruar besnik klubit nga “Cam Nou”.

Eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio ka zbuluar se presidenti i Real Madridit kishte provuar ta merrte yllin argjentinas nga Barcelona në vitin 2013.

Ai i kishte dërguar emisarët e tij në Barcelonë për të provuar arritjen e marrëveshjes duke ofruar 250 milionë euro, por ishte lojtari ai i cili nuk pranoi që të fillojnë bisedimet.

“Nuk shkoj te Real Madridi. Nuk e di pse po humbisni kohë”, kishte deklaruar Leo Messi.

Gjithashtu mësohet se kontrata që i ishte propozuar Messit nga Perez ishte tetë vite me përfitime prej 23 milionë euro në vit.

Share.