Këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se të hënën, do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, ku ka ftuar të gjithë pronarët e restoranteve dhe estradën.

Ai ka shkruar në Facebook se derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, atëherë as ata nuk përbejnë rrezik.

Sipas tij, protesta do të nis në orën 10:00.

“Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës fëmijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë! Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, ndërtimtari e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën. Të dashur vëllezër, për me ua ndalë gojën shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s’jeton vetëm për bo… e vet, por mendon për të gjithë. Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma. Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmëroni në instagram, mos keni frik se ju i bëni ata të lartë që udhëheqin shtetin kush do qoftë”, ka shkruar ai./ Tv Malisheva

Share.