Sipas “Don Balon” Liverpooli po synon që të afrojë në radhët e tyre sulmuesin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram.

“Të Kuqtë” po konsiderojnë të bëjnë lëvizje për 23-vjeçarin verën e ardhshme, pavarësisht faktit se lojtari ka edhe tri vjet kontratë me skuadrën gjermane.

Thuram shënoi dy herë kundër Real Madridit në barazimin 2:2 në kuadër të Grupit B në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe thuhet se ka kapur vëmendjen e krerëve të Liverpoolit, të cilët me shumë gjasë do të tentojnë ta transferojnë lojtarin në radhët e tyre. /TV Malisheva

Share.