Shtatë lojtarë të Juventuait raportohet se janë duke u hetuar për thyerjen e rregullave të karantinimit para ndeshjeve ndërkombëtare, dy javë më parë.

Juventusi ishte futur në izolim pasi dy anëtarë të stafit rezultuan pozitiv me Covid-19, dy javë më parë.

Rodrigo Bentancur, Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala, Merih Demiral dhe Cristiano Ronaldo u larguan nga hoteli për t’u bashkuar me kombëtaret e tyre respektive, ndërsa Buffon shkoi në shtëpi.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, lojtarët në fjalë do të dënohen nëse komisioni disiplinorë gjen shkelje të procedurave.

Gjithsesi, “Zonja e Vjetër” beson se Ronaldo me shokë nuk kanë thyer ndonjë rregull.

Share.