Tjetër takim interesant në programin e Ligës së Kampionëve sot do të jetë Manchester United me RB Leipzig, ku “Djajtë e Kuq” presin në “Old Trafford” ekipin e Julian Nagelsmann me fillim nga ora 21:00.

United nisi edicionin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore javën e kaluar përball PSG në “Le Parc des Princes” me rezultat të ngushtë 1:2, ndërsa ekipi nga Gjermania, RB Leipzig mposhti si vendas skuadrën Basaksehir me rezultat 2:0.

Anthony Martial është i gatshëm për seleksionim në formacionin bazë. Mbrojtësi Axel Tuanzebe mund të rikthehet në formacion, por Pogba do të mungojë përsëri. Blerja e re e United, Donny van de Beek mund të startojë nëse Solksjaer vendos ta pushojë mesfushorin Bruno Fernandes për lojën e radhës ndaj Arsenalit në Premierë Ligë.

Vizitorët do të jenë pa Lukas Klostermann, Nordri Mukiele, Konrad Laimer dhe Amadou Haidara, për shkak të lëndimeve, duke detyruar kështu Nagelsmann të bëjë disa rotacione të detyrueshme në ekipin e parë.

Formacionet e mundshme të dy ekipeve janë këto:

Manchester United (3-4-1-2): de Gea; Lindelof, Tuanzebe, Shaw; Wan-Bissaka, Fred, McTominay, Telles; Fernandes; Martial, Rashford

RB Leipzig (4-5-1): Gulacsi; Adams, Orban, Upamecano, Halstenberg; Nkunku, Olmo, Forsberg, Kampl, Angelino; Poulsen

Share.