Chelsea është bashkuar në garën për të nënshkruar me superyllin e Barcelonës Lionel Messi – sipas ekspertit spanjoll të futbollit Guillem Ballague.

“Blutë” mendohet të jenë “në ekuacion” nëse përfaqësuesi argjentinas largohet nga “Camp Nou”, me kontratën e tij aktuale që do të skadojë verën e ardhshme.

Manchester City gjithashtu ka qenë i lidhur fort me Messin, i cili dorëzoi një kërkesë transferimi pas fushatës katastrofike të Barçës 2019-20.

PSG,Juventusi, Manchester City dhe Interi janë skuadrat tjera të interesuara për shërbimet e superyllit argjentinas.

Share.