Ballkani sot ka korrur një fitore të madhe përball Prishtinës me rezultat 2-1, duke kompletuar një rikthim senzacional ne minutat e fundit të ndeshjes.

Ballkani ishte duke humbur me rezultat 0-1 deri në minutën e 88′, kur Mevlan Zeka fillimisht i barazoi shifrat dhe pastaj realizoi edhe golin e dytë në minutën e pestë shtesë.

Pas kësaj ndeshje, ka reaguar trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili u ka reaguar të gjithë atyre që e kritikuan pas humbjes nga Trepça 89′.

“Blla blla blla…. folni tash.”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Ballkani kryeson renditjen tabelare të Superligës së Kosovës me 22 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara./TV Malisheva

Share.