Me het-trikun e sotëm ndaj Bes ndaj Besës, sulmuesi i Prishtinës Oto John ka arritur në pesë gola sezonal dhe 18-të me fanellën e Prishtinës, i dyti pas Mankenda-s (29) nga futbollistët aktiv.

Pas ndeshjes, ai deklaroi:

“Jam i lumtur për shënimin e këtyre golave, sepse më duheshin aq shumë për të rikthyer vetëbesimin dhe për ta ndihmuar ekipin. Besoj të vazhdojmë të punojmë kështu që t’i arrijmë disa rezultate të mira. Thjesht jam i gëzuar për fitoren e sotme. Na duhet pushim tani, pastaj të kemi vazhdimësi të punës, sepse na pret Feronikeli e që do të jetë ndeshje e vështirë, por ne do të udhëtojmë për tre pikë.

Share.