Cristiano Ronaldo ishte shumë i lumtur që u rikthye në fushën e gjelbërt dhe udhëhoqi Juventusin drejt fitores 4-1 kundër Spezias në Serie-A.

Pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, Ronaldoi i mungoi Juventusit në katër ndeshje para se të kthehej me dy gola të realizuar në ndeshjes e së dielës.

Ylli portugez u shpreh shumë i kënaqur me rikthimin e tij.

“Cristiano është rikthyer.”, tha Ronaldo për “Sky Sport” pas ndeshjes.

“Gjëja më ë rëndësishme është që unë u riktheva dhe ne fituam. Ky kampionat nuk është fare e lehtë.”, tha në fund Ronaldo. /TV Malisheva

Share.