adon Sancho dhe Erling Haaland janë disa nga emrat e tjerë që janë përzgjedhur për çmimin e lojtarit të ri më të mirë evropian “Golden Boy” 2020.

Lista e 20 finalistëve të fundit për çmimin në fjalë është publikuar nga gazeta italiane “Tuttosport”, ku zgjedhja e lojtarit më të mirë në kuadër të U21 në Evropë pritet të bëhet me datën 14 dhjetor.

Lionel Messi, Paul Pogba, Kylian Mbappe dhe Matthijs de Ligt e kanë fituar çmimin në të kaluarën, kurse vitin e fundit fitues ishte Joao Felix i Atletico Madridit, pas një sezoni të suksesshëm që kishte pasur me ekipin e tij atë kohë, Benficën.

Shumë talent nga liga të ndryshme janë të përfshirë ku vlen të ceket se Premier Liga ka më së shumti lojtarë të përzgjedhur. Lista e tanishme përmban gjashtë lojtarë nga Premier Liga, ku përfshihen lojtarët e Manchester Cityt, Phil Foden dhe Ferran Torres dhe lojtari i Manchester United, Mason Greenwood.

Lista finale për “Golden Boy” 2020 vijon si në vazhdim:

Mitchel Bakker – PSG

Eduardo Camavinga – Rennes

Jonathan David – Lille

Alphonso Davies – Bayern Munich

Sergino Dest – Barcelona

Fábio Silva – Wolverhampton

Ansu Fati – Barcelona

Phil Foden – Manchester City

Ryan Gravenberch – Ajax

Mason Greenwood – Manchester United

Erling Haaland – Borussia Dortmund

Callum Hudson-Odoi – Chelsea

Dejan Kulusevski – Juventus

Rodrygo – Real Madrid

Bukayo Saka – Arsenal

Jason Sancho – Borussia Dortmund

Dominik Szoboszlai – Red Bull Salzburg

Sandro Tonali – Milan

Ferrán Torres – Manchester City /TV Malisheva

Share.