Bayern Munih, pas fitores në finalen e Kupës së Botës për ekipe kundër skuadrës meksikane El Tigres, regjistroi titullin e gjashtë të sezonit 2019/20.

Nën urdhrat e Hansi Flick, “bavarezët” arritën brenda një sezoni të jenë kampionë të Ligës së Kampionëve, Bundesligës, Kupës DFB-Pokal, Superkupës së Evropës dhe së fundmi kampionë të Kupës së Botës për ekipe.

Fakt interesant është që Bayern Munih gjithashtu është skuadra me më së shumti tituj në shekullin 21.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur një listë që përbëhet nga skuadrat që kanë më së shumti tituj të fituar në shekullin e 21-të.

Bayern Munih (Gjermani) – 44 tituj

Porto (Portugali) – 35 tituj

Barcelona (Spanjë) – 34 tituj

Celtic (Skoci) – 34 tituj

Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – 33 tituj

Real Madrid (Spanjë) – 30 tituj

Paris Saint-Germain (Francë) – 30 tituj

Dinamo Zagreb (Kroaci) – 27 tituj

Share.