Programi i javës së nëntë në kuadër të Superligës së Kosovës do të mbyllet sot me tri ndeshje interesante.

Ndeshja hapëse për ditën e sotme do të jetë ajo mes Drenicës dhe Trepçës ’89 me fillim nga ora 14:00. “Minatorët” do të udhëtojnë drejt stadiumit “Bajram Aliu” në Skenderaj me shpresën se do të mund të nxjerrin një rezultat pozitiv, ku tre pikët e mundshme do të zhvendosnin Trepçën ’89 nga pozita e gjashtë në të tretën.

Ndeshja e radhës do të jetë mes Gjilanit dhe Besës, ku pejanët hyjnë me një rekord jo të mirë në këtë stinorë ku nga tetë lojë të zhvilluara kanë siguruar vetëm një fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke tubuar vetëm pesë pikë.

Në anën tjetër Gjilani do të zhvillojë këtë ndeshje si favorit për tri pikë të plota, ku pas nëntë xhirosh gjilanasit qëndrojnë në pozitën e tretë me 13 pikë të tubuara tri më pak se pozita e dytë, Drita

Ndeshja e fundit, që llogaritet derbi, do të jetë ajo ndërmjet liderit Ballkanit dhe ekipit të Prishtinës, me fillim nga ora 14:00. Prishtina hyn në këtë ndeshje në pozitën e katërt me 11 pikë të tubuara, tetë më pak se Ballkani që ka arritur në kuotën e 19 pikëve. Në rast fitoreje të “Plisave”, ata do lëviznin nga pozita e katërt në të tretën ku do t’i afroheshin Dritës në pozitën e dytë që ka 16 pikë të tubuara.

Share.