Alpinistja Luce Douady është rrëzuar në një shkëmb dhe si rezultat ka ndërruar jetë.
16-vjeçarja nga Franca, ishte duke u ngjitur me miqtë e saj në alpet e ndodhura në juglindje të vendit.
Luce mësohet se ka rënë nga një lartësi 150 metra. Adoleshentja ishte duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, por gjatë ngjitjes ajo rrëshqiti dhe u rrëzua.
“Luce ishte një atlete shumë e re dhe me një të ardhme të sigurt përpara. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkroi në rrjete sociale Federata Franceze e Alpinizmit./tch