Ekipi i Ballkanit para ndeshjes me Besën sot, kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të ish futbollistit të tyre, Fejzullah Berisha, përmes një postimi në Facebook.

Berisha ishte për shumë vite lojtar i Ballkanit ku kishte kontribuar shumë për ekipin therandas, ku edhe kishte përkrahje të madhe nga tifozët e klubit, krerët dhe po ashtu nga qytetarët e Suharekës.

Po ashtu, Federata e Futbollit të Kosovës përmes faqes së tyre zyrtare kanë shprehur një telegram ngushëllimi drejt ish klubit të tij dhe familjes, përcjell KosovaPress.

Më poshtë është i bashkangjitur telegrami nga FFK.

“E nderuara Familje Berisha!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fejzullah (Beçir) Berisha, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Fejzullah B. Berisha dha kontributin e tij ndër vite për futbollin kosovar, duke qenë pjesë e FC Ballkanit, derisa në qytetin e Suharekës dhe në përgjithësi në komunitetin sportiv u dallua për virtyte të larta njerëzore dhe sportive. I përhershëm kujtimi për të!

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së”.

Share.