Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi shpalli 17 tetorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend.

30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve bëhet propozimi i listave për këshilltarë komunal dhe këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Shkupit, ndërsa nga 27 shtatori duhet të fillojë fushata zgjedhore. Edhe pse dje u shpallen zgjedhjet lokale, në Kuvend janë ngrirë negociatat për ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Qeveri.

Ndërsa deputetët janë në pushim kolektiv. I pyetur nga Alsat nëse këto ndryshime do të miratoheshin pas pushimit të deputetëve, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha se nuk beson se partitë politike do të ishin dakord për një proces të tillë.

“Nuk besoj që në mes periudhë mbas shpalljes së zgjedhjeve do të ketë forca politike që do të insistojnë në ndryshim të rregullave në mes procesit zgjedhor i cili fillon nga momenti i shpalljes në gazetën zyrtare. Kështu që sygjeroj të mos ketë ashtu procese- deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit./TV Malisheva

Share.