Chelsea po vazhdon ende bisedimet me Brightonin për transferimin e mesfushorit, Moises Caicedo.

Brightoni po kërkon një shumë në regjionin e 100 milionë eurove, ndërsa Chelsea beson se mund ta transferojë yllin ekuadorian për më pak se nga ajo që po e kërkon klubi i tij, raporton KosovaPress.

Tani, Caicedo e ka pranuar publikisht se nuk mund t’i thotë jo kalimit te Chelsea.

“Chelsea është një ekip shumë i madh – është skuadër shumë historike dhe unë nuk mund t’i them jo sepse është një skuadër e madhe, historike dhe e bukur. Gjithashtu edhe qyteti është shumë i bukur”, tha Caicedo në një intervistë sot.

Caicedo e ka pranuar ofertën e Chelseat para dy muajve dhe e konfirmoi këtë gjë sot. Bisedimet me Chelseat dhe Brightonit janë ende duke vazhduar për të arritur një marrëveshje të plotë.

/TV Malisheva

Share.