171 tifozë të Juventusit janë sanksionuar pasi Romelu Lukaku iu nënshtrua abuzimeve raciste nga disa tifozë në “Allianz Stadium” gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë më 4 prill.

“Daspo” është një masë e zbatuar nga autoritetet italiane që synon të parandalojë dhunën dhe sjelljen antisociale në ngjarjet sportive.

Rezultati i hetimit për incidentet në Torino zbuloi se 250 tifozë të Juventusit u identifikuan që kishin sulmuar Lukakun.

171 mbështetësit që janë identifikuar si nxitës të thirrjeve raciste do të gjobiten për shkeljen e rregulloreve që lidhen me sjelljen e rregullt në stadiumet e futbollit.

Hetimet e mëtejshme për të identifikuar pjesën e mbetur të tifozëve përgjegjës të Juventusit janë ende duke u zhvilluar.

/TV Malisheva

Share.