Sulmuesi i PSG dhe i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, me vetëm 21 vjet, ka prekur majat në futbollin botëror.

Observatori i Futbollit CIES ka realizuar një studim të gjerë rreth futbollistëve.

Ata krahasojnë futbollistët që luajnë në Angli, Spanjë, Itali, Francë dhe Gjermani, duke përdorur shumë variabla, përfshirë moshën, klubin, pozicionin dhe ligën.

Me gjithë këto analiza, CIES ka zgjedhur Kylian Mbappen si lojtarin më të vlefshëm në botë, me 225 milionë funte.

Pas tij vjen ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, që kap vlerën e 190 milionë funte dhe në vendin e tretë është Mohamed Salah, me 149 milionë funte./Tv Malisheva

Share.