Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Slavia Pragues dhe Ballkanit, ku nikoqirët kamë arkëtuar pikët e plota nga kjo përballje.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Fortuna Arena” u shënuan plot pesë gola, ku Slavia Prague e ka mposhtur si vendase skuadrën e Ballkanit me rezultat të ngushtë 3:2.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ermal Krasniqi, i cili kalon kampionin kosovar në epërsi prej 1:0 në minutën e 23′, kurse rezultatin për çekët e barazoi portieri Stivi Frashëri me një autogol në minutën e 26′.

Ballkani nuk u ndal ku sërish e gjeti epërsinë përmes Meriton Korenicës, i cili shënon për 2:1 në minutën e 29′.

Por, nikoqirët e gjetën përsëri golin e barazimit, kësaj radhe përmes Peter Olayinkas, i cili shënon për 2:2 në minutën e 34′.

Ndërkaq, Slavia Prague kaloi për herë të parë në epërsi në ndeshjen e sotme kundër Ballkanit në minutën e 41′, ku Masopust e përmbys rezultatin në 3:2.

Goli i Masopust rezultoi të jetë i fundit për këtë ndeshje, dhe i fitores për skuadrën çeke.

Me pikët e reja, Slavia Prague tani renditet në vendin e parë në Grupin G me katër pikë të arkëtuara, krahas Ballkanit që zë vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar.

Share.